Pamje video: Policia ndalon makinën me “pasagjer”… një dem me brirë masive

Policia në Norfolk të Nebraska-s (SHBA) ka ndaluar shoferin e një veture ku “udhëtonte” një dem me brirë masive. Gjysma e tavanit të makinës ishte prerë, në mënyrë që në automjet të mund të hynte ‘pasagjeri’. Televizioni lokal atje arriti të filmojë ngjarjen, ndërsa policia i kërkoi shoferit që të kthehej në shtëpi së bashku me pasagjerin e tij të pazakontë.