Makina “fluturon” në ajër prej erërave të fuqishme… 4 momente të kapura në kamera të uraganit “Idalia” në Florida

Kur uragani Idalia mbërriti në Florida (të mërkurën), erërat që solli me vete kishin një shpejtësi prej mbi 200 km/h. Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur një makinë ngrihet në ajër për shkak të forcës së tufaneve si dhe 3 momente të tjera të pasojave katastrofike që solli uragani.

Tanimë fuqia e uraganit ‘Idalia’ është ulur në atë të një stuhie tropikale dhe ka lëvizur drejt shteteve të Xhorxhias dhe Karolinës.