Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në rrjedhën e lumit Devoll, pas kërkimeve të shtuara të autoriteteve.
Dy ditë më parë familjarët e 80 vjeçarit të ndjerë kishin kërkuar ndihmën e policisë, pasi i moshuari ishte larguar nga shtëpia e nuk ishte kthyer më.
Djali i të moshuarit dyshonte se mos i ati mund të ishte mbytur në rrjedhën e lumit Devoll.
Pas orësh kërkime, trupi i të moshuarit është gjetur mbrëmjen e djeshme.