Ka edhe kështu… në një festival me muzikë klasike në Kopenhagë, ‘pjesëtarë’ të performancës kanë qenë edhe qentë.
Një video e provave tregon momentin kur tre qenë marrin pjesë në performimin e një prej simfonive të Mozartit (fjala është për Leopold Mozart, babai i gjeniut të muzikës).
Dirigjenti i orkestrës Adam Fischer, tregoi se pjesëmarrja e tre qenve në simfoni bëhet për të nderuar dëshirën e kompozitorit që një pjesë e muzikës të shoqërohej me të lehurat e qenve.