Fotolajm, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz shfaqet si “pirat” pas incidentit: Mezi po pres të shoh memet!

Kancelari i Gjermanisë Olaf Schols ka postuar këtë të hënë një foto të tijën në rrjetet sociale, teksa në syrin e djathtë mban një maskë “pirati”.

Kancelari u rrëzua në fundjavë teksa kishte dalë për të bërë vrap, duke marrë disa lëndime në pjesën e fytyrës. Këtë të hënë, vetë Scholz e ka postuar foton e “piratit” në rrjetin social ‘X’, duke shkruar: “Faleminderit për urimet (për shërim të shpejtë). Duket më keq sesa është! Mezi po pres të shikoj memet”