Cërrik: 43 vjeçari hedh cigaren e ndezur në tokën e tij… flakët përhapen dhe djegin të mbjellat e dy personave të tjerë

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se nga pakujdesia e tij ka shkaktuar zjarr dhe djegien e sipërfaqeve me të mbjella të dy perspnave të tjerë. 43 vjeçari ka hedhur një cigare të ndezur në tokën e tij. Cigarja ka shkaktuar zjarr teksa flakët janë përhapur edhe në sipërfaqet me toka bujqësorë të dy personave të tjerë.

 “Ndezi zjarr nga pakujdesia dhe për pasojë u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë, arrestohet 43-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Qyrkan, njësia administrative Klos, kanë shkuar menjëherë në këtë zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe arrestimin e autorit/ëve.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit H. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik.

Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”-njoftoi policia.