Shtatë punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar se fundmi, nën akuzën e përvetësimit të paligjshëm të pensioneve të qytetarëve dhe ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara. 7 të arrestuarit ishin punonjës në filialet e Dibrës, Shkodrës dhe Tropojës.
Sipas autoriteteve, dëmi i shkaktuar ishte 33 milionë lekë. Punonjësit janë arrestuar nga agjentët e antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.
Punonjësit e akuzuar ‘fusnin në xhep’ paratë e pensioneve e ndihmës ekonomike të qytetarëve që jetonin jashtë vendit.