Pamje nga përmbytjet në Greqi: Nëna shpëton fëmijën me komerdare, të moshuarit merren në eskavator

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit, ndërsa Greqia fqinje përballet me përmbytje masive dhe humbje kolosale në dëme. Media greke dhe qytetarët në rrjetet sociale, kanë postuar pamje e video të situatës serioze atje. Si rasti i kësaj nëne, e cila mundohet të mbajë sipër ujit fëmijën e saj duke përdorur një komerdare.

Në zonat e përmbytura ka ndërhyrë dhe ushtria greke, duke bërë të mundur nxjerrjen e banorëve nga fshatrat e vendet e mbuluara nga uji. Rasti mëposhtëm është filmuar në fshatin Palamas në Karditsa, atje ku janë përdorur kovat e eskavatorëve për të larguar njerëzit nga rreziku.

Ndërkohë në një tjetër fshat të Karditsa-s pamjet janë edhe më dramatike pasi e gjithë zona është mbuluar nga uji. Të vetmet që kanë “shpëtuar”, janë çatitë e banesave, të cilat janë përdorur si i vetmi vend i sigurt nga banorët.