“O shpirt, o zemër, o dritë… çohu o mam, ke këto ditë shtrirë, që nuk më flet dot… (qan) foli mamit o dritë, mos më lër vetëm o dritë se pa ty nuk jetoj dot… zgjohu o shpirt, zgjohu o drita ime.”
Këto janë fjalët e një nëne që përballë ka makthin më të errët e më të dhimbshëm që mund të ketë një nënë. I biri Elvi, ndodhet mes jetës dhe vdekjes. Prej 10 ditësh, vogëlushi 10 vjeçar është në gjendje kome, ndërsa minutat peshojnë rëndë e po aq rëndë godasin zemrën e kësaj nëne që s’mundet dot më të shohë të birin në këtë gjendje.
Shpëtim në Shqipëri për Elvin nuk ka, por familja nuk i ka mundësitë për dërgimin e vogëlushit për kurim jashtë shtetit. Kjo nënë po vuan dyfish, teksa sheh të birin sëmurë rëndë dhe realizon një fakt të dhimbshëm, nuk ka mundësi ta dërgojë për kurim.
E dëshpëruar, ajo i ngre sytë lart dhe i lutet të Zotit, Mërshirplotit. Lutet çdo moment që gjen frymë, mes lotëve dhe dhimbjes. Lutet dhe për ndihmën e shqiptarëve bamirës, që ta ndihmojnë për t’i shpëtuar jetën të birit.
“O Zot të lutem, o Zot më ngri djalin, o Zot më shëro djalin. Ju lutem më ndihmoni për shërimin e djalit, se mund të humbasë nga minuta në minutë”