10 vjeçari në koma, babai shpërthen në lot: Ju lutem shqiptarëve për ndihmë, po më ikën djali

Ilirit i është shembur e gjithë bota mbi shpatulla e krye. Prej mëse 10 ditësh tashmë po mban një barrë që të thyen shpirtin. Djali vogël, Elvi 10 vjeçar, ndodhet në koma dhe ka nevojë urgjente për kurim jashtë shtetit.

Mundësitë e familjes nga Pogradeci janë të pakta. Babai i Elvit përgjërohet për ndihmë nga shqiptarët zemërmirë, pasi siç thotë ai, jeta e tij nuk ka vlerë pa të birin.

Teksa i mban mban dorën e të birit në koma, Iliri ka këto fjalë që dalin nga zemra.

“Djali është i sëmurë me encefalit. Nga ora në orë e nga minuta në minutë është…(qan) S’kemi shpresa këtu. Sa më shpejt ta dërgojmë (për kurim jashtë shtetit), aq më mirë është, në të kundërt po na ikën nga duart. Djali është drita ime. Po iku ai nuk kam ç’e dua më jetën… (qan)

“O shpirt, unë mund të rroj dot pa ty. Të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, për djalin të më ndihmoni, me sa të keni mundësi… (qan) Ju ruajtë Zoti, ju lutem më ndihmoni djalin”