Momenti emocionues, Ardian Ismajli vrapon drejt krahëve të nënës pas fitores me Poloninë

Me fitoren e jashtëzakonshme të arritur nga kuqezinjtë mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”, kombëtarja e Shqipërisë renditet në vendin e parë në grupin E, për kualifikueset në Euro24.

Me përfundimin e ndeshjes, futbollistët qëndruan për disa momente në fushë për të përshëndetur tifozët. Por në mesin e brohorimave, ishte një moment që vlen për t’u veçuar.

Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli në një moment dallon nënën në afërsi të fushës. Ismajli shkëputet nga ekipi dhe vrapon drejt saj, në një prej momenteve më prekëse të një nate të paharrueshme për kuqezinjtë.