Ndezi zjarr në tokën e tij… flakët përhapen dhe djegin 3 shtëpi e sipërfaqe të mëdha toke

Policia ka shpallur në kërkim një 36 vjeçar të identifikuar si M.Buzuka, nën akuzën e zjarrvënies me dëme të konsiderueshme.

I riu gjatë kësaj paradite ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Livinë (Finiq). Flakët veçse janë përhapur prej erës, duke djegur pjesërisht tre banesa dhe tokë të konsiderueshme.

“Më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, në fshatin Livinë, bashkia Finiq, në një sipërfaqje toke ka rënë zjarr. Zjarri, i favorizuar nga era, ka marrë përmasa duke djegur pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe krahas ndihmës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë vijuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, i cili pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij dhe ka parë se zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.”-njoftoi policia.