BBC ka publikuar së fundmi një video shpjeguese mbi natyrën e shtresave të Tokës sonë. Përgjatë tre minutave dhe nën komentin e Dr. Paula Koelemeijer (studiuese e lektore, universiteti i Oxford) video shpjegon misteret e që ndodhen poshtë këmbëve tona, nga jeta e gjetur 2 km në thellësi, tek disa vargmale në madhësinë e kontinenteve e po ashtu dhe orvatjet e njeriut… për të mbërritur deri në mantelin e Tokës.