Tiranë: 52 vjeçarja ndërron jetë pas kontaktit me rrymën elektrike në banesë

Një grua 52 vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në banesën e saj në rrethinat e Tiranës, fill pas kontaktit me rrymën elektrike.

Gruaja me inicialet L.M ndodhej në tarracën e banesës kur ka rënë në kontakt me rrymën e cila i ka marrë jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.