Dy djem nga Mirdita e Kukësi janë bërë heronj në qytetin e Larisas, pasi me gomonen e shpenzimet e tyre vetjake, arritën të shpëtojnë prej përmbytjeve atje (Greqi) mbi 800 persona që rrezikuan jetën, shumë prej të cilëve të moshuar e të sëmurë.
Marsel Rabeli e Kreshnik Shyti punuan nga 10 orë në ditë pa asnjë pagesë, por vetëm të shtyrë nga dëshira për të ndihmuar qindra njerëzit që humbën gjithçka prej përmbytjeve të javës së kaluar.
Video e mëposhtme, nuk ka nevojë për komente