Pamje video, shkatërrimi që lanë pas përmbytjet në Libi… deri më tani mbi 5000 jetë të shuara

Një pjesë e madhe e qytetit të Derna-s u zhyt nën ujë, kur dy diga kolapsuan përpara furisë së reshjeve që solli stuhia ‘Daniel’ në Libi.

Të paktën 5000 jetë janë shuar si pasojë e përmbytjeve katastrofike, shumica në qytetin me 100,000 banorë të Dernas. Kjo video e filmuar nga lart, tregon përmasat e mëdha të shkatërrimit që sollën përmbytjet.

Ndërkohë thirrjet për ndihmë janë të shumta, njëlloj si apeli i këtij mjeku (linku më poshtë), i cili shprehet se njerëzit kanë humbur jo vetëm shtëpitë, por nënat, baballarët, vëllezërit, motrat e madje edhe fëmijët…

Per video, kliko ketu