Pamje video: Pasgoditjet lëkundin tokën në Marok, ekipet e shpëtimit vrapojnë larg rrënojve

Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një pasgoditje e fuqishme lëkund tokën në zonat përreth Marrakesh-it, teksa ekipet e shpëtimit që gërmonin për të gjetur të mbijetuar vrapojnë për jetën.

Thuajse një javë nga tërmeti 6.8 Rihter që goditi Marrakesh-in, janë regjistruar deri më tani afro 3 mijë viktima dhe mbi 5000 njerëz të lënduar. Puna vijon ende në zonat malore të Atlasit, atje ku shumë fshatra janë goditur rëndë nga tërmeti i 8 shtatorit.