Afro 2 vite më parë “Shqiptarët për Shqiptarët” e Fondacioni Firdeus nisën punën për të ndërtuar një lagje me banesa në Podujevë, godina të cilat do t’i vinin në ndihmë nevojtarëve atje.
Me publikimin e këtij lajmi të bukur, një familje e Podujevës vendosi të dhurojë tokë të sajën për t’u ndërtuar këto banesa.
E tanimë ajo që nisi si një dëshirë për të bërë mirë, është bërë realitet. Fondacioni Firdeus, falë bamirësisë së shqiptarëve, ka mundur të realizojë një lagje të re në Podujevë, me 22 godina, për 22 familje në nevojë.
Për më tepër, shikoni pamjet