Shiten brenda 4 orëve të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki

Janë dashur jo më shumë se 4 orë që të shien të gjitha biletat për ndeshjen e radhës në kualifikueset për Euro24.

Të nxjerra në biletarinë online rreth orës 21: 00 të mbremjes së djeshme (premte), mbi 260 mijë persona janë loguar për të blerë një biletë. Pritet që ndeshja në Air Albania të jetë spektakolare dhe me afërsisht 22 mijë tifozë.

Kujtojmë se ndeshja e radhës pas fitores spektakolare me Poloninë, zhvillohet më 13 tetor me çekët në “Air Albania”.

Një rezultat pozitiv me Çekinë do të ishte domethënës, pasi ndeshjet e radhës janë me Moldavinë e Ishuj Faroe, duke bërë kësisoj që kualifikimi të jetë fare pranë.

E me shitjen e të gjitha biletave afro 1 muaj para, pritet që çmimi i tyre në tregun e zi të kapë shifra marramendëse