Sapo kishte lënë shërbimin, po kthehej në shtëpi… aksidenti i merr jetën oficerit në Mirditë

Gëzim Lazri 56 vjeçar sapo kishte përfunduar turnin e punës e po kthehej drejt shtëpisë, por një aksident në rrugën “Rrëshen- Rubik” i mori jetën.

Oficeri i policisë po drejtonte mjetin e tij ‘Benz Mercedes’ në momentin kur një automjet i tipit ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një shtetas malazez, e ka përplasur. Paraprakisht dyshohet se ky i fundit ka kryer një parakalim të gabuar, i cili ka rezultuar fatal për oficerin 56 vjeçar.

Vetë shtetasi malazez me inicialet M.F, ndodhet në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.