Video virale, dikur shënonte gola spektakolar… por sot “nuk e mbajnë” këmbët

Koha nuk ndalon për asnjë në këtë botë dhe ajo që dikur mund të ishte e lehtë, krejt papritur bëhet e vështirë.

Ish sulmues i Liverpool dhe i kombëtares së Anglisë, Peter Crouch dikur shënonte gola spektakolarë, nga ‘gërshërat’ deri tek goditjet e mahnitshme me kokë… por sot 42 vjeçar, Crouch e ka të vështirë të realizojë.

Pak para ndeshjes së kësaj të shtune mes Wolves e Liverpool (Premier League), Crouch tenton të godasë nga zona e penalltisë (teksa mbante në dorë mikrofonin), por rrëshqet e rrëzohet. Video është bërë virale në rrjet.