Pamje video, 12 vjeçari shpëton heroikisht terapistin që humbi ndjenjat në pishinë

Kur një situatë bëhet e rrezikshme, nuk është e lehtë të veprosh me qetësi. Por fatmirësisht për Jason Piquette, gjithçka shkoi mirë, pasi i riu kishte në krah një 12 vjeçar që mundi t’ja shpëtojë jetën.

Austen MacMillan ishte në pishinë me terapistin e tij (Jason), kur ky i fundit i tha të provonin sesa minuta mund të mbajnë frymën nën ujë. Me t’u zhytur në ujë, Jason humbi ndërgjegjen dhe mbeti në ujë. Pak minuta kaluan, kur 12 vjeçari e kuptoi se diçka nuk po shkonte. Austen arriti të nxjerrë terapistin e tij nga uji dhe menjëherë vrapo jashtë shtëpisë për të kërkuar ndihmë.

Askush nuk iu përgjigj, e kësisoj 12 vjeçari u rikthye dhe i vetëm nisi të bëjë masazh kardio-pulmonar (CPR) tek Jason. Pak momente më tutje, terapisti vjen në vete dhe me ndihmën e 12 vjeçarit largohet nga uji.

Në ato çaste në banesë arrin babai i 12 vjeçarit, i cili mandej njofton ambulancën. Fatmirësisht gjithçka përfundoi aty, ndërsa për median amerikane 12 vjeçari tregoi se e kishte mësuar CPR-në përmes një seriali që shikonte në televizor.