Autoambulanca aksidentohet në aksin Fier- Lushnje, ndërron jetë pacienti 77 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në autostadën Fier- Lushnje. Një autoambulancë e cila transportonte një pacient 77 vjeçqar drejt spitalit të Tiranës, është përplasur me një kamion.

Për pasojë, pacienti i moshuar ka humbur jetën. Drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë marrë po ashtu lëndime.

Mbetet ende e paqartë sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa në vendin e ngjarjes (njohur si rrethrrotullimi i Savrës) kanë mbërritur forcat e policisë.

Njoftimi

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve