Në kohën e vendin e duhur… pamjet, momenti kur burri shpëton një fëmijë  që bie nga kati i tretë i pallatit

“Unë besoj se çdokush do të ofronte ndihmën e tij, nëse do të përballej me atë pamje”

Kështu ka rrëfyer një burrë fill pasi kreu një akt heroik që me siguri i shpëtoi jetën një fëmijë të mitur. Ky i fundit ishte varur në dritaren e shtëpisë së tij dhe rrezikonte të rrëzohej nga lartësia.

Burri ishte së bashku me të birin dhe ishte djali i cili pikasi vogëlushin që varej nga dritarja. Burri vrapon në atë moment dhe pozicionohet poshtë fëmijës. Vogëlushi bie nga lartësia dhe fatmirësisht drejt e tek krahët e burrit.