Sërish në Shkodër: 17 vjeçari godet me thikë 16 vjeçarin pas sherrit banal

Për herë të dytë brenda pak ditëve, një tjetër sherr mes të rinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta… sërish në Shkodër.

Autoritetet kanë njoftuar se një 17 vjeçar ka goditur me thikë një tjetër të mitur 16 vjeçar, me të cilin kishte patur një konflikt për motive të dobëta.

Autori dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa në pyetje është marrë në prani të një psikologu.

Kujtojmë se më 18 shtator dy adoleshentë të tjerë u konfliktuan dhe njëri prej tyre përfundoi në spital si pasojë e marrjes së goditjeve të thikës.