Me arrestimin e tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë, policia ka nisur të marrë në pyetje 42 vjeçarin Klered Bozhanaj, personi i cili dy ditë më parë qëlloi me armë një oficer të forcave ‘shqiponja’ në kryeqytet.
Në deklarimin e tij të parë të policisë, mësohet se 42 vjeçari ka shfaqur shenja të problemeve të shëndetit mendor. I pyetur se përse e ka qëlluar oficerin e policisë, ai ka thënë se “jam komandant i Pentagonit”.
I riu ka vijuar të pyetet nga hetuesit, ndërsa së shpejti do të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Kujtojmë se 42 vjeçari qëlloi me armë në drejtim të efektivit Edlir Alleshi, kur ky i fundit me një tjetër koleg nisën t’i vihen në ndjekje pas dyshimeve për veprimtari të paligjshme. Efektivi mori dy plumba dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, fatmirësisht duke i shpëtuar rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë së Tiranës u shpreh ndër të tjera, se 42 vjeçari (i arratisur në ato momente) ishte në gjendje të rënduar depresive (dyshohet prej përdorimit të lëndëve narkotike) dhe tepër i rrezikshëm