E trishtë, 24 vjeçari shqiptar humb jetën në ditën e tij të parë të punës në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje, atje ku një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë.

Media greke shkruan se ishte dita e parë e punës për të riun atje, kur në rrethana ende të paqarta, 24 vjeçari ka humbur jetën.

Shqiptari kishte filluar punë në një kompani të kontraktuar për t’u kujdesur e bërë punë drenazhimi në Agrinio. Sipas informacioneve paraprake nga media lokale, duket se shqiptari është tërhequr zvarrë nga një eskavator në punë, duke humbur kësisoj jetën.

Pas aksidentit tragjik, i riu është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe u shpall zyrtarisht vdekja e tij. Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e një autopsie mbi të ndjerin, për të zbuluar saktësisht se çfarë i mori jetën, pasi shkaku e dinamika e ngjarjes siç shkruan media greke, janë mjaft konfuze.