“S’jam shqiptar, jam amerikan” Lihet në burg 42 vjeçari që qëlloi oficerin e “Shqiponjave”, publikohet video

Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i japë masën e “arrestit me burg” Klered Bozhanajt, 42 vjeçari i cili qëlloi me armë oficerin e “shqiponjave” Edlir Alleshi, pak ditë më parë në zonën e ‘Kinostudios’ në kryeqytet.

Pavarësisht kërkesës së avokatit mbrojtës për një eskpertim të gjendjes së tij mendore e një shtrim të detyrueshëm spitalor, gjykata caktoi masën e arrestit me burg, derisa të përfundojnë hetimet për çështjen e të vendoset verdikti përfundimtar.

Seanca u mbajt këtë të shtunë, ndërsa gjatë procesit, Bozhanaj ka bërë sërish deklarata konfuze, duke thënë se nuk është shqiptar, por amerikan.

Kujtojmë se përpara hetuesve, 42 vjeçari deklaroi po ashtu se ishte “komandant i Pentagonit”. Një video e kamerave të sigurisë pranë zonës ku ndodhi plagosja, ka filuar momentet kur i riu qëllon në drejtim të oficerit