Zv-drejtori i Policisë së Kosovës: Në veri vijon ende të ketë shkëmbim zjarri

Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, , ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.

”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Hoti tha më tutje se ende nuk dihet nëse ka jetë të humbura apo të plagosur nga pala tjetër.