Familjarët e oficerit të vrarë të policisë së Kosovës, kanë përcjellë përmes një postimi në rrjetin social dhimbjen e pikëllimin e tyre për humbjen e jetës së të dashurit të tyre. Afrim Bunjaku ishte toger i policisë së Kosovës dhe baba.
*Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri.*
Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.