Kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borrell e ka dënuar sulmin me armë ndaj policisë së Kosovës, atje ku një oficer mbeti i vrarë, njëri u plagos e një tjetër u lëndua. Përmes një deklarate, Borrell është deklaruar se të gjitha faktet tanimë duhen vërtetuar dhe autorët të përballen me drejtësinë.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 24, 2023
The responsible perpetrators must face justice. https://t.co/AU79eVg5Ix
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe të mundshme sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët duhet të përballen me drejtësinë. Jetë të pafajshme janë në rrezik me armiqësinë që po vijon në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Sulmet duhet të ndalen menjëherë. EULEX është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE dhe shtetet anëtare u bëjnë thirrje të gjithë palëve që të punojnë për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Borrell.

“Çfarëdo forme e dhunshme është absolutisht e papranueshme”, ka shkruar Miroslav Lajçak përmes një postimi në rrjetin social X, teksa ka rishpërndarë dhe komunikatën e kolegut të tij Borrell.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka thënë Miroslav Lajçak.
I strongly condemn the horrific attack against Kosovo police last night. Violence of any form is absolutely unacceptable. My heart goes out to the victims, their families and colleagues. The perpetrators must be brought to justice. Everyone needs to return to dialogue immediately https://t.co/xeIoBRVHrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2023