Me uniformë ushtarake, sulmuesi i arrestuar nga forcat speciale të Kosovës dërgohet në stacionin policor

Fotoja e mësipërme tregon momentin kur një prej të arrestuarve nga grupi terrorist që sulmoi e i mori jetën një oficeri policie në veri të Kosovës, përcillet për në stacionin policor në Mitrovicën e jugut.

Në foto dallohet se personi në fjalë është i veshur me uniformë ushtarake, njëlloj si ato të publikuara më herët nga ana e kryeministrit Kurti, ku dalloheshin një sërë njerëzish të maskuar, me uniformë e të armatosur rëndë.

Me marrjen në pyetje të të arrestuarit, pritet të mësohen edhe më shumë detaje se cilët janë këta persona që hynë në manastirin e Banjskës dhe i morën jetën një oficeri policor të pafajshëm, Afrim Bunjakut.

Ndërkohë në media të Kosovës ka qarkulluar lajmi se tanimë forcat speciale kanë mundur të hyjnë brenda territorit të manastirit, atje ku po fshihet grupi kriminal e i armatosur.

Më herët një videoincizim i publikuar nga rtv Dukagjini, tregonte të shtënat (shkëmbimet e zjarrit) si dhe disa persona që flisnin rusisht e serbisht.

Kujtojmë se pak më parë policia e Kosovës njoftoi se janë asgjësuar 3 prej grupit terrorist, janë sekuestruar sasi të mëdha armësh si dhe janë ndaluar 4 persona që kishin pajisje radiolidhëse