Vuçiç: Në Banjskë u revoltuan serbë të Kosovës… se nuk durojnë dot më terrorin që u bëhet nga qeveria atje

Siç dhe ishte paralajmëruar, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në territorin e Kosovës, atje ku humbi jetën një oficer i pafajshëm i policisë kosovare.

Duke iu përgjigjur akuzave të qeverisë së Kosovës, se ka qenë Serbia ajo që ka lehtësuar dhe orkestruar sjelljen e një grupi terrorist në Banjskë, Vuçiç u ngut të thoshte se personat e armatosur nuk vinin nga Serbia. Megjithatë Vuçiç deklaroi se personat në fjalë janë serbë, por të Kosovës… serbë të Kosovës që sipas tij na rezulton të jenë revoltuar nga ‘terrori i madh’ që po përjetojnë nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore – siç gënjyen në mediat e Prishtinës – por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

“Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjith kohës.

Ne vendimet do t’i marim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë.

E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe.

E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë Vuçiq.