“Si të jetoj unë pa ty” Fjalimi prekës i vajzës së Afrim Bunjakut, oficerit që dha jetën në krye të detyrës në Kosovë

Mes lotëve që nuk ndaleshin, vajza e policit hero Afrim Bunjaku, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në nderim të të atit, oficerit që u vra dje në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Arbenita tha se nuk e di sesi do të jetojë pa të atin, heroin e saj…

“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde.”-tha vajza mes lotëve