I morën jetën për një vend parkimi, gjykata Shkodrës lë në burg vëllain e të dyshuarit kryesor

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në masën e ‘arrestit me burg’ Paolo Mëhillin, vëllai i të dyshuarit kryesor dhe pjesëmarrës në vrasjen e Valter Fjerzës, pak ditë më parë në Shkodër.

I dyshuari kryesor Klodjan Mëhilli, është ende në arrati e i shpallur në kërkim.

Klevis Fierza priste të festonte ditëlindjen mbrëmjen ku i dyshuari kryesor së bashku me të vëllezërit e kushërinjtë, i mori jetën 33 vjeçarit. Gjithçka nisi pas një sherri për një vend parkimi.

Siç referohet në dosjen hetimore, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit duke i hequr nga dora pistoletën Mëhillit. Pavarësisht kësaj Mëhilli ka marrë një armë automatike në makinën e tij dhe ka qëlluar në drejtim të 33 vjeçarit, duke i marrë jetën në vend.