Pamje, përcillet mes nderimeve e lotëve heroi i Kosovës, polici Afrim Bunjaku

Është përcjellë këtë pasdite në banesën e fundit oficeri i ndjerë Afrim Bunjaku. Me ceremoni shtetërore e pjesëmarrjen e qindra personave, togeri policisë është varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ritet fetaredhe faljen e namazit të xhenazes i priu myftiu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava.

Mediat e Kosovës e kanë përcjellë varrimin e Heroit të Kosovës, duke sjellë pamje.