Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës prej reshjeve të dendura, shpëtohen 10 turistët e huaj

Një grup turistësh të huaj janë shpëtuar këtë të hënë nga autoritetet, fill pas thirrje për ndihmë në kanionin e Langaricës në Përmet. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, turistët mbetën të bllokuar në kanion.

Fillimisht u shpëtuan 7 prej tyre, ndërsa së fundmi ekipet kanë arritur të shpëtojnë dhe tre personat e mbetur atje.