Ndonjëherë ka ngjarje që vështirë të shpjegohen… e kjo e sotmja, është njëra prej tyre. Quhet një mrekulli e Zotit, i cili iu përgjigj lutjeve të mijëra e mijëra shqiptarëve, e në veçanti, lutjeve të një babai e një nëne.
Jo shumë ditë më larg, zemra na u thye nga historia e një vogëlushi 10 vjeçar, i quajtur Elvi.
Elvi qëndronte në gjendje kome prej 10 ditësh, mes jetës e vdekjes. Mjekët i kishin thënë prindërve se vogëlushi kishte nevojë urgjente për t’u dërguar për kurim të specializuar, përndryshe shpresat e tij ishin fare minimale.
Të dëshpëruar e të mbytur nga dhimbjet, nëna e babai i Elvit iu drejtuan për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”, me shpresën se modeli i bamirësisë do t’ja ndihmonte djalin. E ashtu ndodhi. Brenda 48 orëve mijëra e mijëra bamirës që dhanë diçka nga vetja për Elvin…. mijëra e mijëra shqiptarë që u lutën që ky vogëlush të bëhej mirë, të mund të ngrihej sërish e të shuante lotët e nënës e babait.
Jo shumë ditë kanë kaluar nga dërgimi i tij drejt spitalit në Italinë fqinje, e tanimë na erdhi lajmi… mrekullia. Elvi është zgjuar nga koma dhe ndodhet në gjendje stable. Aqsa ai vetë, me zërin që kurrë nuk kishim patur mundësi t’ja dëgjonim… na është drejtuar me këto fjalë.
Për më tepër ndiqni video