Tiranë: Zjarri përfshin një banesë private, lëndohet një e moshuar

Një zjarr ka rënë në një banesë private në rrugën “Altin Basha” në Tiranë. Flakët janë përhapur në banesë si shkak i një defekti në bombulën e gazit.

Si pasojë e zjarrit ka marrë lëndime një e moshuar në moshën 85 vjeçare. Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“-njoftuan autoritetet.