Sveçla: Një prej terroristëve të asgjësuar në Banjskë, truproja i shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka konfirmuar këtë të mërkurë, se një prej terroristëve të asgjësuar në Basnjskë, rezulton të jetë truproja i shefit të Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) Aleksandar Vulin.

Përmes një postimi në profilin në rrjetin social, Sveçla ka theksuar se përveçse Milan Radoiçiç (Lista Serbe), në grupin terrorist ishte dhe Boja Miljailoviç, truproje e Vulin. Sveçla tha se Mijailoviç është dëshmia që vërteton një fakt që të gjithë e dinë, se sulmi terrorist në Banjskë ishte i sponsorizuar e mbështetur nga Serbia zyrtare.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.

Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil. .”-shkruan Sveçla.