Itali: Gjendet i pajetë Alfred Vefa, i dyshuari kryesor për vrasjen e të shoqes, nënë e dy fëmijëve

Alfred Vefa, autori i dyshuar kryesor i vrasjes së 36 vjeçares Klodiana Vefa, është gjetur i pajetë në rrugë, në një provincë të Firences.

Kanë gjetur banorët e zonës në komunën e San Casciano në Val di Pesa, të cilët kanë pikasur një makinë të dyshimtë, të lënë të braktisur.

Policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se makina i përkiste 45 vjeçarit të dyshuar për vrasjen e të shoqes. Rreth orës 6 të këtij mëngjesi, është gjetur trupi i pajetë i Alfred Vefës. Besohet se 45 vjeçari ka kryer vetëvrasje, po me të njëjtën armë të cilën përdori për t’i marrë jetën të shoqes, nënë e dy fëmijëve.