Një ngjarje e pazakontë, pamjet e të cilët janë bëë menjëherë virale, ka ngjare në Bratislava të Sllovakisë, atje ku një qen është filmuar “duke i dhënë makinës”.
Policia ka publikuar një foto, marrë nga kamerat rrugore përgjegjëse për të filmuar makinat që ecin me shpejtësi. Në timon dallohet një qen i cili ndodhet në timon. Policia ka gjobitur pronarin e makinës, ndërsa ky i fundit ka deklaruar para autoriteteve se në timon ishte ai, por qeni i tij Havino, i është hedhur në prehër për një moment.
Por policia duket se nuk është bindur nga shpjegimi i burrit dhe e ka gjobitur këtë të fundit për drejtim të makinës në mënyrë të pakujdesshme.