Mbrëmjen e djeshme (e dielë) një 34 vjeçare me origjinë nga Kameruni, përfundoi në spitalin e Durrësit me hemorragji të lartë për shkak të disa prerjeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Fillimisht u deklarua se e reja ishte lënduar në banesë me një mjet prerës (thikë) nga nëna e saj, por duket se deklarimet e saj janë keqkuptuar.
Të paktën kështu rezulton deri më tani, pasi në një deklarim të dytë, e reja (me një anglishte disi të varfër) ka thënë nga spitali se nuk është goditur nga e ëma, porse është vetëdëmtuar duke goditur xhamin e një dere në banesë.
E plagosura u shtrua në spital me të çara në duar. Ajo jeton në lagjen nr.13 të Durrësit, së bashku me të ëmën dhe të dashurin e saj.
Hetimet vijojnë ende në lidhje me ngjarjen.