“Mi ka ngrënë 300 pula të fermës” Pamje video, banori në Pejë filmon arushën

Një banor i lagjes “Asllan Qeshme” në Pejë të Kosovës, është ankuar se një arushë i ka ngrënë pulat e fermës së tij. Ai i tha medias në Kosovë, se deri më tani i ka humbur 300 pula.

Videon ku shihet ariu, pjesëtari i familjes Musaj e ka publikuar edhe në rrjetin social, Facebook, duke shkruar: “Kjo osht ajo Zullumqarja qekjo po don mema Shuh Fermen”.