Një vetëtimë goditi cisternën me biogaz, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm në Britani

Një vetëtimë ka goditur një cisternë me biogaz në një termocentral në Oksordshajër (Oxfordshire) të Britanisë, duke shkaktuar një shpërthim masiv.

Dëshmitarë disa kilometër larg zonës ku ndodhi shpërthimi, kanë mundur të filmojnë ngjarjen, teksa qielli i natës ‘ndizet’ nga flakët.

Fatmirësisht nuk pati lëndime nga shpërthimi, pasi në atë orë të mbrëmjes (dje) nuk kishte patur punëtorë.