Historia e Melisës së vogël tanimë ka përfunduar me lot gëzimi. Vogëlushja 3 muajshe u nis për kurim të specializuar drejt Italisë fqinje, e gjithë kjo falë shqiptarëve bamirës që i erdhën në ndihmë familjes Gërveshi.
Pak para përgatitjeve për t’u nisur me avion spitalor drejt Italisë, Kristjana qëndroi e vetme me Melisën e saj. Më në fund pas tre muajsh dhimbje e fare pak shprese, kjo nënë buzëqesh dhe i thotë këto fjalë të bijës…
“Do ikim sot të shërohemi pastaj do të ikim tek shtëpia ne të tre…? Do t’i thuash faleminderit shqiptarëve edhe ti o shpirt… Do ja japësh mamin dorën, je gati të luftosh ti tani? Bashkë do të luftojmë fort tani”