“Profesionalisht bëra maksimumin, djali nga klinika doli i zgjuar” Reagon mjeku në lidhje me vdekjen tragjike të 3 vjeçarit

Ka reaguar për median përmes një komunikate për shtyp anestezisti-kardiolog Roland Xhaxho, mjeku i cili u bë përgjegjës nga familja e një tre vjeçari, i cili tragjikisht humbi jetën tre ditë pas mjekimit të një sërë dhëmbëve në klinikën dentare të Xhaxhos.

Mjeku shkruan në reagimin e tij se profesionalisht ai ka bërë maksimumin e tij edhe pasi u lajmërua nga familjarët se shëndeti i djalit ishte përkeqësuar.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat dentare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet mjeku.

Më poshtë, reagimi i plotë: