Vlorë: Flakët rrezikojnë sipërfaqen e konsiderueshme me ullishte, dyshimet se zjarrvënia ishte e qëllimshme

Një vatër e madhe zjarri ka nisur të përhapë flakët në fshatin Risili në Vlorë, duke rrezikuar të dëmtojë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte e shkurre.

Autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Për shkak të erës, zjarri ka përparuar tanimë duke dëmtuar ullishtet. Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse për të shuar flakët.