Tiranë: Bie ashensoi në pallatin në ndërtim, ndërron jetën 58 vjeçari… familjarët e kërkonin që prej ditës së djeshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kyeqytet, në afërsi të ish fushës së Aviacionit, ku një 58 vjeçar ka ndërruar jetë. I ndjeri me inicialet T.M është gjetur i pajetë në ashensorin e një pallati në ndërtim, i cili ka rënë si pasojë e një defekti, nga kati i parë në atë të nëndheshëm (minus një).

Më herët (dje), familja kishte kontaktuar me policinë për të denoncuar zhdukjen e 58 vjeçarit i cili nuk ishte kthyer më në banesë.

 “Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.