Historia e doktorit pediatër Alsamarah, dhuroi palcë kurrizore për t’i shpëtuar jetën pacientit të mitur

Një doktor pediatër i quajtur Ali Alsamarah, ka kryer një akt të madh mirësie duke prekur zemrat e shumë njerëzve. Pediatër në Florida (SHBA), doktori mësoi përmes kolegëve se ai mund të ishte një dhurues potencial për një pacient të mitur në spital, i cili kishte nevojë për transplant të palcës. Doktori Alsamarah nuk e ka menduar dy herë dhe i është nënshtruar operacionit, për t’i shpëtuar jetën pacientit të mitur.

Dhurimi i tij u inspirua nga një tjetër dhurues që i erdhi në ndihmë mikut të tij i cili përballej me kancerin. Mjeku tregoi se shpreson që të ketë sa më shumë dhurues, vepra e të cilëve arrin të shpëtojë jetë.